Transmetuar më 02-02-2022, 19:17

Isaac Bardavid ka vdekur në moshën 99-vjeçare, duke ngjallur pikëllimin në botën e artit

Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori që i dha zë “Wolverine”, Isaac Bardavid.

Aktori i njohur që ka huazuar zërin e tij në shumë filma vizatimorë të suksesshëm ka vdekur nga emfizema.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar nipi i tij.

Isaac Bardavid ia kishte huazuar zërin, të famshmit “Wolverine”.

Hugh Jackman, i cili gjatë gjithë këtyre viteve luajti Wolverine, i tha lamtumirë aktorit të madh.

Superylli i Hollivudit ka postuar një video në Instagram dhe më poshtë ka shkruar:

“Isaac Bardavid. Çfarë legjende. Çfarë jete dhe çfarë trashëgimie. Çfarë zëri!!! Wolverine. Brazil. U prefsh në paqe miku im”.

Nipi i aktorit bëri të ditur se gjyshi i tij ishte shtruar në spital që prej 26 janarit, pasi kishte nevojë për oksigjen.

“Oksigjeni i tij ishte shumë i ulët dhe duhej të shtrohej në spital. Megjithëse po përdorte pajisjen në shtëpi, ai duhej të transportohej në spital, gjendja e tij po bëhej gjithnjë e më e rëndë dhe kishte nevojë për trajtim të veçantë”, tha ai për US Day News, citon noa.al.