Transmetuar më 06-02-2022, 17:59

Rikthehet sërish ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Janë mediat austriake që raportojnë se kjo ide është rikthyer nga nënkryetari i partisë kryesore opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Ram Buja.

Sipas këtyre medieve, Buja, i pyetur se, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes Bashkimit të Komunave me Shumicë Serbe (ZSO) dhe shkëmbimit të territoreve, ai ishte për shkëmbimin e territoreve.

“Para bashkimit me pushtetin ekzekutiv, jam për shkëmbimin e territoreve. Që Lugina e Preshevës shkon në Kosovë dhe Veriu i Kosovës në Serbi”, raportohet se ka thënë Buja.

Këtë ide e ka mbështetur dhe ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, i cili ka thënë se i vetmi epilog serb i Kosovës nëse do të shmanget lufta, është ndryshimi i kufirit që do të eliminonte ndikimin e Serbisë në Kosovë dhe atë të Kosovës në Serbi.

Sipas tij, Leposaviçi dhe Zubin Potoku duhet t’i dorëzohen Serbisë. Megjithatë, ai nuk është për “shkëmbimin” e Mitrovicës së Veriut me Medvegjën.