Transmetuar më 07-02-2022, 11:18

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-jugperëndim dhe veriperëndim në datën 7 Shkurt 2022 deri më 8 shkurt  2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6  deri 7-8 ballë.  Kushtet e motit përmirësohen në datën 9  shkurt 2022 mbas orës 6 të mëngjesit.

Për shkak të kushteve të motit pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi për linjën  Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Drejtori e Përgjithshme Detare do ju informojë në vijimësi për çdo ndryshim.