Transmetuar më 26-02-2022, 15:47

Një vajzë shqiptare na bën krenare në të gjithë botën. Stilistja shqiptare Nensi Dojaka ka fituar çmimin LVHM cdhe atë të Fondacionit të Këshillit Britanik të Modës për talentet në zhvillim.

Koleksioni i saj Vjeshtë-Dimër 2020, tërhoqi vëmendje në Javën e Modës në Londër. Kjo ngjarje ishte ndër më të priturat e javës dhe CNN shkroi se numri i lartë i njerëzve e provoi diçka të tillë.

Dojaka ka veshur emra të njohur si Bella Hadid, Zendaya apo Dua Lipa. Veshjet e saj janë të kuruara deri në detaje,

ku eleganca përputhet në mënyrë simetrike me korrektesën. Duket sikur çdo veshje e saj është e prerë vetëm e vetëm për personin që e mban veshkur.

Unikale në formën e saj, Nensi Dojaka është një talent i cili nuk ndalon së surprizuari me qepjet e saj seksi dhe të mprehta, siç shkroi dhe CNN, transmeto Noa.al.