Transmetuar më 27-02-2022, 09:02

Reshje shiu dhe bore, si do të jetë moti këtë të dielë. Kur pritet përmirësimi

Orët e para të ditës do të sjelli reshje, ku në zonat të izoluara pritet të kemi dhe reshje mesatare.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që në ultësirën perëndimore të kemi reshje shiu, por në zonat malore vranësirat do të gjenerojnë reshje dëbore.

Ndërsa orët në vijim sjellin në vend përmirësim të lehtë të motit, ku priten momente pa reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.