Transmetuar më 01-03-2022, 09:50

Reshjet e denmdura të dëborës kanë bërë që të bllokohet ‘Rruga e Arbërit’.

Mësohet se bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjeter Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass nga firma kontraktore.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, dhe apelon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit.

Gjithashtu raportohet se reshje të dendura dëbore janë regjistruar edhe në Korçë, Librazhd, Kukës, Pukë, Tropojë etj.