Transmetuar më 02-03-2022, 20:06

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 2 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit: : një qytetar nga Tirana 75-vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 88-vjeç.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,586 testime, nga të cilat Janë rezultuar pozitivë me COVID19, 123 qytetarë, në këto bashki: 47 në Tiranë, 10 në Lushnje, 9 në Berat, 6 në Sarandë, 5 në Fier, 4 në Durrës, 3 në Mirditë, Delvinë, Gjirokastër, Elbasan, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Shijak, Kurbin, Divjakë, Selenicë, 1 në Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Peqin.

Janë 2,050 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 282 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,301 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (02 Mars 2022) Raste të reja ditore 123 Të shëruar në 24 orë 282 Të shtruar në spitale 45 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 1,586

Testime totale 1,746,906 Raste pozitive 271,825 Raste të shëruara 266,301 Raste Aktive 2,050 Humbje jete 3,474

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 620 Fier 303 Elbasan 230 Vlorë 186 Lezhë 180 Kukës 119 Berat 106 Shkodër 96 Durrës 94 Gjirokastër 59 Korçë 48 Dibër 9