Transmetuar më 03-03-2022, 18:00

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,289 testime, 95 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 396 të shëruar në 24 orët e fundit Situata: Janë kryer 1,289 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki: 37 në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë,  Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan. Janë 1,747 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç. Janë shëruar 396 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,697 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Mars 2022) Raste të reja ditore          95 Të shëruar në 24 orë        396 Të shtruar në spitale          45 Humbje jete në 24 orë        2 Testime ditore                1,289

Testime totale               1,748,195 Raste pozitive                 271,920 Raste të shëruara           266,697 Raste Aktive                       1,747 Humbje jete                         3,476

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               493 Fier                   265 Elbasan             166 Vlorë                149 Lezhë               182 Kukës               114 Berat                104 Shkodër           91 Durrës              75 Gjirokastër      58 Korçë               43 Dibër                7