Transmetuar më 06-03-2022, 18:33

Ministria e shëndetësisë bën me dije se janë kryer 1.146 testime, teksa 3 persona kanë humbur jetën. Viktimat janë një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana, 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi, 77 vjeç.

Njoftimi i Ministrisë:

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 78 raste pozitive për Covid-19. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1,146 testime të kryera kanë rezultuar të infektuar 33 qytetarë në Tiranë, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnje, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.

Janë 1,531 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.

Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,197 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Mars 2022)

Raste të reja ditore 78 Të shëruar në 24 orë 114 Të shtruar në spitale 46 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 1,146

Testime totale 1,752,127 Raste pozitive 272,210 Raste të shëruara 267,197 Raste Aktive 1,531 Humbje jete 3,482

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 431 Fier 276 Lezhë 189 Elbasan 113 Vlorë 104 Kukës 102 Berat 99 Shkodër 86 Gjirokastër 63 Korçë 45 Durrës 19 Dibër 4