Transmetuar më 12-03-2022, 20:12

Nga Ukraina nuk mund të mungonin edhe histori me shqiptarë. Amanda Tanellari është njëra prej tyre e cila ka përjetuar tmerret në Ukrainë. Në një intervistë vajza nga Pogradeci ka treguar se, burri i saj, një shtetas ukrainas, ishte në luftë, ndërsa ajo me fëmijën e tyre të mitur ishte kthyer në Shqipëri.

Ajo tha se jetonte afër centralit më të madh bërthamor në Europë.

“Unë jam nga ata njerëz me fat, pasi kam pasur ku të shkojë. Jam e martuar në Ukrainë. Po vijë në shtëpinë time. S’ja merrte mendja njeri që në 2022 të ndodhte një luftë e tillë. Po vriten njerëz, po bombardohen maternitete, po vriten gra shtatzëna, pleq, po bombardohen uzina, fabrika. Por ne duhet të sensibilizohemi, duhet t’i themi NATO-s që të mbrojë qiejt e Ukrainës. Unë kam jetuar atje ku është centrali më i madh bërthamor. Atje është situatë e vështirë. nëse ai central shpërthen, s’dihet ça bëhet. Kemi ndenjur 4 ditë në doganë për të kaluar në Poloni. Kam parë nëna me fëmijë të vegjël. Ishte situatë katastrofike. Shqiptarët e dinë se ça ka qenë lufta. Ju lutem, sensibilizoheni. Thojini jo luftës! kur shikoja ato nëna me fëmijët që qanin dhe se kuptonin ça ndodh. Atje kam bashkëshortin atje, flas çdo ditë me të.”, tha Amanda Tanellari.