Transmetuar më 14-03-2022, 19:19

COVID-19 në Shqipëri, MSH: Në 24 orë regjistrohen 26 raste të reja, në total 793 raste aktive

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 577 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 26 qytetarë, në këto bashki:

8 në Tiranë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, 1 në Kukës, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Skrapar.

Janë 793 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.

Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,411 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Mars 2022)

Raste të reja ditore 26

Të shëruar në 24 orë 52

Të shtruar në spitale 45

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 577

Testime totale 1,760,936

Raste pozitive 272,689

Raste të shëruara 268,411

Raste Aktive 793

Humbje jete 3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 269

Fier 177

Shkodër 77

Vlorë 62

Kukës 57

Lezhë 32

Gjirokastër 26

Durrës 24

Korçë 24

Elbasan 22

Berat 20

Dibër 3