Transmetuar më 20-03-2022, 17:20

Javën e ardhshme do të kemi një rritje temperaturash në të gjithë vendin, duke bërë që të kemi një mot të ngrohtë pranveror.

Megjithatë edhe përgjatë ditës së hënë termometri do të shënojë sërish temperatura nën zero gradë sa i përket vlerave minimale.

Kurse duke nisur nga e marta mbi të gjithë territorin do të kemi një mot të kthjellët dhe me temperatura normale të stinës, të cilat në vlerën maksimale do të arrijnë në 19 gradë.