Transmetuar më 23-03-2022, 12:41

Festivali underground më i ri në Evropë pas fazëz së parë, sot laçoi dhe fazën e dytë të lineup me një listë të parezistueshmeme — me disa prej emrave më të medhenj në botë:

Seth Troxler, Ricardo Villalobos, Paco Osuna, Mathew Jonson, Shimza, Butch, tINI, Dyed Soundorom, Raresh, Rhadoo, Ilario Alicante, Priku, Praslea si dhe mbi 80 artistë të tjerë.

Ata janë ndër 90 artistët që performojnë në festivalin që zgjat nga e mërkura 1 qershor deri të

hënën 6 qershor në një qoshe të mrekullueshme natyrore dhe jokomerçiale të Evropës, në Rivierën Shqiptare.

Për të dytin vit radhazi ONE Telecommunications vijon të jetë partneri kryesor i UNUM Festival, duke synuar nxitjen e mëtejshme të aktiviteteve rinore dhe festive, por në të njëjtën kohë edhe promovimin e Shqipërisë dhe turizmit.

Drejtohuni tek www.unumfestival.com për detaje të plota dhe informacione shtesë në lidhje biletat.

UNUM është një komunitet i lidhur ngushtë me muzikën e kuruar me shije, mes pyjeve me pisha, me erë të këndshme, plazheve gjithëpërfshirëse me diell dhe i vendosur në një sfond malor. Muzika do të jetë e vendosur në tre skena shumë të ndryshme, të gjitha me pamjen dhe tingullin e tyre unik; ku më emblemtikja prej tyre mbetet “Pine Stage”, me 24 orë në ditë muzikë pa ndërprerje.

Kjo do të thotë që pjesëmarrësit do të kenë mundesinë të shijojnë perëndimet karakteristike të bregdetit Adriatik; e më pas lindjet epike të diellit, teksa pishat ndriçohen nga rrezet e para të mëngjesit. Kjo e bën këtë vendodhje pikërisht një nga vendet më të veçanta për të festuar në të gjithë Evropën, për ata që pëlqejnë muzikën house dhe techno.

Ndër të tjera, në këtë vit të tretë organizimi përfshin After Caposile, Deset, Half Baked, Outcast, Secret Society, Trommel, Watermelon, You & Me dhe Zone, të cilët të gjithë do të sjellin përvojën e tyre në skenë, si dhe tingujt joshës.

Faza e dytë e emrave që do të performojnë, përfshin shtyllat e muzikës techno Tobi Neumann dhe Paco Osuna. Përsa i përket muzikës house, elektro-novatorin Gene on Earth plus titanë të muzikës nga e gjithë Evropa duke përfshirë East End Dubs, Boris Werner, Butch, Joey Daniel. Josh Baker, Andy Baxter, Ilario Alicante, Jamie Roy dhe shumë të tjerë.

Gjithashtu sipas një postimi në rrjetet e tyre sociale Unum lajmëroi se disa emra të mëdhenj do të bëhen publikë shumë shpejt.

Skena është gati tani për çfarë që do të jetë edhe një herë mbledhja më e bukur e muzikës house dhe techno në një vend vërtet të lumtur.