Transmetuar më 27-03-2022, 23:11

Sipas rezultateve të para, Koalicioni “Për një Fillim të Ri”, i përbërë nga GP URA, PD, SD, SDP dhe Atraktivja Shqiptare, fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale në Ulqin.

Ka qenë vetë shqiptari Dritan Abazoviç ai që ka shpërndarë pamje nga festa.

“Fitore bindëse. Ne fituam 43%”, ka shkruar Abazovic në Facebook.

“Omer Bajraktari ynë do të jetë kryetari i ri i Ulqinit”, ka shtuar ai.