Transmetuar më 27-03-2022, 23:18

Sot do të mbahet edicioni i 94-të e ndarjes së çmimeve të rëndësishme Oscars. Ndryshe nga çdo vit, këtë herë, pjesë e Oscars do të bëhet edhe lufta e Rusisë në Ukrainë që sot shënon ditën e 32 të saj. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy do të jetë i pranishëm (përmes Skype) për të dhënë një fjalim madhështor për paqen gjatë ceremonisë.

Për herë të parë në 4 vite, mbrëmja gala e do të drejtohet jo nga një, por nga disa prezantues, si aktoret Uanda Sykes e Regina Hall si dhe nga komediania Amy Schumer.

Në total kjo natë pritet të kushtojë 42 milionë dollarë. Vetëm një nga 25 statujat që jepet çdo vit, që përbëhet nga ari dhe bronzi, 34,3 cm e gjatë me peshë 3,9 kilogramë, kushton 400 dollarë.

Deri më sot, nga Oskari i parë i dhënë më 16 maj 1929, janë dhënë gjithsej 3140 statuja. Pjesëmarrja në këtë festë, kushton 80 mijë dollar për çift, pa llogaritur koston që kanë personazhet VIP për pamjet e tyre për të shkelur në tapetin e kuq.