Transmetuar më 28-03-2022, 23:12

Simpatia për Vuçiç duket se ka qenë më e fortë se sa dashuria për partnerin e saj.

Policia serbe ka arrestuar një të ri pasi kishte planifikuar vrasjen e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Dragan V. u arrestua të shtunën pasi partnerja e tij e raportoi për dhunë në familje dhe planifikimin e vrasjes së presidentit Vuçiç.

Në bastisjen e bërë në banesën e të dyshuarit janë gjetur një maska, dy pistoleta, rreth 200 copë municion, gjashtë thika, një dorezë boksi dhe një laptop.

Ai sot është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, ku ka thënë se arma është e babait të tij të ndjerë dhe ka mohuar akuzat e partneres së tij se ka planifikuar të vrasë presidentin, e më pas të vrasë veten.

Me propozim të prokurorit, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin.