Transmetuar më 29-03-2022, 17:37

Janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë vetë 70 persona të infektuar me COVID-19, teksa sipas konfirmimit nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se nuk ka asnjë vdekje.

Bëhet me dije se rastet e reja janë konfirmuar pas analizimit të 1,147 testimeve. Mësohet gjithashtu se janë shëruar 140 persona nga COVID-19.

Njoftim i plotë:

Ministria e Shëndetësisë: 1,147 testime, 70 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 140 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 1,147 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 70 qytetarë, në këto bashki: 27 në Tiranë, 11 në Sarandë, 4 në Elbasan, 3 Gjirokastër, 2 në Pukë, Durrës, Fier, Lushnje, Vlorë, Himarë, Delvinë, Kuçovë, 1 në Shkodër, Lezhë, Kukës, Kruje, Kavajë, Patos, Divjakë, Libohovë, Gramsh. Janë 434 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 140 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,603 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Mars 2022) Raste të reja ditore 70 Të shëruar në 24 orë 140 Të shtruar në spitale 12 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 1,147

Testime totale 1,775,588 Raste pozitive 273,529 Raste të shëruara 269,603 Raste Aktive 434 Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 233 Vlorë 60 Fier 34 Gjirokastër 30 Berat 17 Elbasan 15 Shkodër 13 Kukës 9 Durrës 9 Korçë 6 Dibër 6 Lezhë 2