Transmetuar më 30-03-2022, 18:20

Testi i shumëpritur ka dalë me sukses!

Një avion gjigant Airbus A380 ka kryer me sukses një fluturim test ku në vend të kerosenit, njëri prej motorëve furnizohej me vaj gatimi. Avioni kreu fluturimin testues nga aeroporti i Blagnac në Tuluzë, ku është edhe selia qendrore e kompanisë.

CNN raporton se gjithçka shkoi sipas planit dhe motori Rolls-Royce Trent 900 operonte në mënyrë optimale me vajin e gatimit të përpunuar për këtë qëllim sipas zyrtarëve të kompanisë.

Një ditë më parë, kompania kreu një tjetër fluturim testues me të njëjtin avion duke shkuar nga Tuluza në Nicë, kësaj radhe për të parë se si do të reagonte avioni gjatë ngritjes dhe uljes.

Pas testimeve të kryera kompania shpreson të shkojë në certifikimin e një avionic që furnizohet me karburant të posaçëm të përbërë nga vaji i gatimin.