Transmetuar më 01-04-2022, 07:38

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme falë vlerave të ulta barike dhe masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Temperaturat parashikohen gjatë ditës së sotme parashikohen të shkojnë deri në 16° C në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa në zonat malore do të variojnë nga 9 deri 13°C.

Era do të fryjë e fortë dhe me rrahje nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin si dhe zonat luginore me shpejtësi mesatare 2-8 dhe maksimum deri në 13-18m/s duke sjellë dhe dallgëzimit të forcës 4 deri dhe 6 ballë.

Ditën e djeshme stuhitë e forta përshkuar disa qytete të vendit tonë ku në Kuçovë u shënuan dy incidente ku dy persona mbetën të plagosur, ndërkohë në Vlorë dhe Fier u shkaktuan dëme të shumta materiale.