Transmetuar më 03-04-2022, 08:47

Sot në Serbi zhvillohen zgjedhje ku do të votohet për presidentin, zgjedhjet parlamentare, të 13-tat që nga futja e sistemit shumëpartiak, si dhe ato lokale në Beograd dhe Bor.

Sipas mediave vendase, qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe mesa duket presidenti aktual, Aleksandër Vuçiç nuk ka “nguruar” që të votojë.

Ai ka hedhur votën e tij pak minuta më parë në qendrën e votimit 140 në zonën e tij, në çerdhen “Tesla – Science for Life”.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00 me përjashtim të rasteve ku mund të ketë rradhë votuesish.