Transmetuar më 03-04-2022, 19:39

Avokati Altin Goxhaj ka folur në lidhje me pasojat që shkakton vaksina anti-Covid te personat që kanë marrë 2-3 doza. Goxhaj tha në një emision televiziv se personat që kanë bërë vaksinën kanë imunitet më të ulët dhe janë më të prirur të preken nga sëmundje dhe viruse të tjera. Më tej avokati akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë se po shantazhon mjekët duke i vendosur kushtin që të vaksinojnë të paktën 4 qytetarë në ditë.

Goxhaj tha:

Vaksinimi i detyruar nuk ka funksionuar as për bizneset e mëdha, as për administratën, as për marketet, as për qendrat tregtare, ky projekt i qeverisë ka dështuar. Ministria e Shëndetësisë ka bërë kërkesë për 1 milionë doza, kurse njerëzit e kanë ndarë mendjen që të mos vaksinohen. Në Angli janë hequr të gjitha masat. Urdhri i ministres po i bën presion mjekëve për të vaksinuar sa më shumë njerëz, ky proces ka dështuar. Në Angli ata që kanë bërë dy doza po mbushin spitalet, numri i vdekjes është shtuar me ata që janë vaksinuar pasi kjo vaksinë shkakton sëmundje auto-imunitare, marrin infektim dy ose tre herë, ul sistemin imunitar dhe janë të goditshëm nga të gjithë. Mjeku në Angli ka treguar sesi në Angli janë hequr masat dhe është bërë e qartë që vaksina nuk ka efekt. Imuniteti natyral është mjeti më i mirë për të përballuar Covidin, kurse vaksina nuk e lë njeriun të marrë imunitet. Njerëz që kanë vdekur në Angli prej vaksinave janë shumë të mëdha. Vaksinat anti-covid janë 70 herë më probleme se vaksinat e të gjithë botës. Merr pasoja të mëdha në shëndet. Jemi përballë një realiteti që vaksinat kanë dështuar të kryejnë misionin e tyre. Mjekët duhet të vaksinojnë 4 njerëz në ditë ndryshe do të pushohen nga puna, si do të vaksinohen kur njerëzit nuk duan. Mjekët që po e bëjnë këtë janë duke bërë vepër penale dhe shkelje e betimit të Hipokratit. Ky urdhër nuk është me shkrim, por mjekëve u është thënë gojarisht dhe nuk ka dokument ndaj nesër ne ndërgjegjësojmë mjekët. Që nesër do të informojmë mjekët që ta marrin këtë fotografi me këtë tekst dhe t’ia çojnë gjithë mjekëve ta vendosin këtë në çdo qendër shëndetësore, thirrja për mjekët është “mos u bëni vrasës pasi do të mbani përgjegjësi penale”. Po bëjnë krime kundër njerëzimit duke vaksinuar njerëzit. Ndaloni menjëherë zbatimin e këtij urdhri kriminal. Qytetarët shqiptarë janë ndërgjegjësuar, ata që kanë bërë dy doza e kuptojnë se nuk u vlen vaksina. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk raporton asnjë rast të vdekur nga vaksina, ndërkohë në të gjithë Europën ka plot raste që vdesin nga vaksina. Njerëzit kanë vdekur sapo kanë bërë dy doza vaksinash. Pranohet që ka pasoja të tilla, ata e pranojnë vetë kurse këtu nuk ka asnjë raportim.