Transmetuar më 04-04-2022, 17:41

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 833 testime, 43 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 62 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 833 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki: 30 në Tiranë, 5 në Lushnje, 2 në Gramsh, nga 1 qytetar në Sarandë, Delvinë, Fier, Kavajë, Kamëz, Tropojë. Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,924 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Prill 2022)

Raste të reja ditore 43 Të shëruar në 24 orë 62 Të shtruar në spitale 15 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 833

Testime totale 1,781,178 Raste pozitive 273,913 Raste të shëruara 269,924 Raste Aktive 497 Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 274 Vlorë 58 Fier 47 Gjirokastër 27 Elbasan 23 Durrës 15 Kukës 12 Berat 11 Shkodër 10 Korçë 10 Lezhë 8 Dibër 4