Transmetuar më 04-04-2022, 21:25

E ftuar ditën e sotme në “E diell”, moderatorja e njohur Aulona Musta i ka bërë një shaka bashkëshortit të saj, Tomit.

Ajo e ka telefonuar dhe i ka thënë se dëshiron të zmadhojë gjoksin.

“Kam vendosur dua të bëj gjoksin, vetëm më thuaj çfarë mase dhe do të bëj atë që më thua ti.”, u shpreh Aulona.

Nga ana tjetër, reagimi i bashkëshortit të saj solli shumë të qeshura në studio.

“Se di ti që unë e kam fiksim një më të madh një më të vogël.”, u përgjigj ai.

Gjatë lojë, Aulona gjithashtu u pyet se kush është i ftuari që ka marrë në emisonin e saj për të cilin është penduar.

“Gracianon dhe Argjirën, sepse në moment të fundit që do nisnim intervistën dhe Argjira tha që nuk vjen dot sepse ishte sëmurë, ishte punatata e parë dhe unë qava. Po pastaj me paracetamol erdhi.”- tha Aulona.

Rikujtojmë se gjatë një interviste Aulona ka treguar edhe më tepër për bashkëshortin e saj.

“Po e them këtu për herë të parë! Tomi është i huaj, ka një origjinë gjysmë gjermane, gjysmë meksinane, gjysmë portorikan, një çerek e ka nga një ishull në Amerikë, dhe prandaj nuk i bëjnë pështypje këto gjëra sepse e ka te trashëguar”, u shpreh ajo, duke shtuar që është mendjehapur.