Transmetuar më 06-04-2022, 23:09

MALI I ZI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Podgoricë-Cetinjë. Vijesti shkruan se, sipas informacioneve jozyrtare, kanë humbur jeten personat me iniciale S.R 68 vjeç dhe B.R 63 vjeç nga Herceg Novi dhe D.P 36 vjeç nga Podgorica. Një tjetër person është plagosur rëndë dhe është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Aksidenti ka ndodhur rreth në vendin e quajtur Jankovića krš. Në aksident janë përfshirë dy automjete “Tuareg” nga Podgorica dhe “Skoda” me targa të Hercegovinës. Sipas informacioneve mes këtyre dy automjeteve ka ndodhur një përplasje frontale. Një hetim është duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Cetinjë.