Transmetuar më 09-04-2022, 19:02

Një 22-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u varur në brigjet e Alfeio, në Pyrgos të Greqisë, raporton noa.al.

I riu, pak para se të bënte vetëvrasje i ka dërguar një mesazh motrës duke i thënë se do t’i jepte fund jetës, si dhe duke e informuar për vendndodhjen e tij. Ai arriti deri aty sa ti dërgonte edhe foto të momenteve të fundit që po përgatitej për ikjen nga kjo botë.

Sapo mori mesazhin, e motra kontaktoi me një kushëririn e tyre dhe së bashku shkuan ta gjenin, por kur mbërritën ishte vonë.

Familjarët e gjetën 22-vjeçarin Q.Dosti, emigrant nga Shqipëria, të varur në një pemë nga ku e zbritën, por ishte i pajetë.

Pamje në vendngjarje

Në vendin e tragjedisë kanë qenë edhe miqtë e tij të cilët nuk kanë mundur ta besojnë atë që ka ndodhur dhe as të kuptojnë arsyet që e kanë çuar në këtë akt. /noa.al