Transmetuar më 09-04-2022, 20:47

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka vendosur caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në vazhdimësi “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bashkim me veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Bëhet e ditur se më tej gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P e ka refuzuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

“Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 par.1 nën paragrafi 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje gjatë aksionit “Pika 2” janë arrestuar 26 zyrtarë policiorë, prej tyre dy rreshter policiorë, aksion që u zhvillua në pikën kufitare në Vërmicë.

Një operacion të ngjashëm dje është realizuar edhe nga policia e Shqipërisë, ku janë arrestuar 34 zyrtarë policorë në pikën Kufitarë në Morinë, pikë kjo nga e cila udhëtarët kalojnë në pikën kufitare në Vërmicë.