Transmetuar më 12-04-2022, 12:31

Greqi- Herë ulen dhe herë ndizen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë.

Mediat helene raportojnë se dy avionë luftarakë turq fluturuan mbi dy ishuj grekë në Egje në të njëjtën kohë mëngjesin e së martës.

Dy F-16 turq, të cilët hynë pa leje në radarët e Athinës, shkelën hapësirën ajrore kombëtare dhe fluturuan në orën 10:57 mbi Oinousses dhe Panagia.

Fluturimi i F-16 turk në Oinousses u zhvillua në lartësinë 19.500 këmbë, ndërsa ai në Panagia, shumë më i ulët, në 1.500 këmbë.