Transmetuar më 16-04-2022, 08:40

Kosovë- Vritet me armë zjarri babai i 5 fëmijëve.

Ngjarja e rëndë u shënua ditën në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Mark Ademi u qëllua me armë zjarri pas një përleshjeje.

I dyshuar për këtë ngjarje është Anton Ndrecaj.

Ai dyshohet se qëlloi mbi Ademin pas një përleshje për motive ende të paqarta.

Veç Anton Ndrecaj në pranga u vunë edhe dy të afërm të tij.

Viktima dhe autori janë kushërinj mes tyre, dhe vrasja ishte paraprirë nga një debat i fortë që ata kishin pasur në ambientet e një lokali.

Pas arrestimit të tre të dyshuarve, policia bëri kontrolle në banesa dhe gjeti dy snajper, një armë gjuetie dhe një pistoletë.

Një grup hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Noa.al