Transmetuar më 16-04-2022, 17:24

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 666 testime, 33 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 42 të shëruar në 24 orët e fundit

Dy nga 12 prefekturat që ka vendi, nuk kanë më asnjë person të infektuar me kovid.

Dibra që prej 10 ditësh dhe Lezha prej një jave, janë dy qarqet e vendit që tashmë janë kovid free.

Ndërkohë në Kukës janë ende 2 të infektuar dhe në Durrës 9 të tjerë. Ende Tirana ka numrin më të madh të rasteve pozitive, 210 vetë.

Situata e 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 666 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, 5 në Kuçovë, 3 në Vau i Dejës, 2 në Durrës, Vlorë, 1 në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh. Janë 358 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Për herë të parë që nga nisja e pandemisë, sot nuk raportohet asnjë i sëmurë rëndë.

Megjithatë në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2, pasi ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana 78 vjeç.

Janë shëruar 42 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,608 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Prill 2022)

Raste të reja ditore          33 Të shëruar në 24 orë       42 Të shtruar në spitale         8 Humbje jete në 24 orë      1 Testime ditore                 666

Testime totale               1,791,981 Raste pozitive                  274,462 Raste të shëruara            270,608 Raste Aktive                         358 Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           210 Vlorë               36 Berat               22 Fier                  20 Shkodër          17 Korçë              15 Elbasan          14 Gjirokastër     13 Durrës              9 Kukës               2