Transmetuar më 19-04-2022, 22:38

Një foshnje është gjetur pa shenja jete sonte në Podujevë, por nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se një foshnje u gjet e vdekur sot në mbrëmje në fshatin Ballovc të Podujevës.

Hetimet po zhvillohen për të kuptuar se çfarë ndodhi me fëmijën e gjorë dhe kush janë prindërit e saj.

Dyshimi kryesor është se foshnja është braktisur nga nëna pas lindjes. Nuk dihet se sa kohë kishte fëmija që gjendej i hedhur anash rrugës dhe nëse është lënë aty i vdekur apo i gjallë.