Moskë – Situata e krijuar nga lufta duket se e ka detyruar Vladimir Putin të ndërmarë vendime drastike për personat që e rrethojnë e madje dhe për familjen e tij, duke veshur nismat ligjore me petk nacionalist.
Mediat britanike që citon noa.al, raportojnë se Putini ka urdhëruar vajzën e tij të mos largohet nga territori i Federatës Ruse.
Vendimi erdhi ndërsa e bija ka tentuar të dalë nga vendi, ndërsa kishte ditëlindjen, por dyshimi se mund të kos rikthehej, ka nxitur Putinin të urdhërojë anulimin e planit.
Ky plan ishte bërë nga vajza, me të dashurin e saj të ri, 33 vjeçarin Yevgeny Nagorny, me të cilin është lidhur pas ndarjes me bashkëshortin holandez, i biri i një koloneli të NATO-s.
Putini u përgjigj me një refuzim kategorik, duke urdhëruar që të forcohej mbrojtja nga sigurimi privat që i është vendosur të bijës Maria.
Sipas informacioneve të Daily Mail, vajza e madhe e presidentit, nuk kishte në plan të kthehej më në Rusi.
Maria është studiuese në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Endokrinologjinë, pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Rusisë.