Transmetuar më 20-04-2022, 16:03

Parlamenti Evropian ka hartuar një raport ku i kërkohet Shqipërisë që të bëjë përpjekje për funksionimin e gjyqësorit, forcimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të garantojë lirinë e medias.

Raporti është përgatitur nga eurodeputetja Isabel Santos, Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

Zyrtari i lartë i PE, David Lega, shkroi sot në Twitter se do të bëhet miratimi i raportit vjetor për vendin tonë dhe thekson se do shikohet me hollësi progresi në funksionimin e institucioneve demokratike në vendin tonë.

Megjithatë, PE pritet që të miratojë një tjetër rezolutë në Komitetin e Punëve të Jashtme, ku u bëhet thirrje vendeve anëtare që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Edi Rama, është shprehur se nëse vendi ynë pengohet për shkak të vetos bullgare, do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE. Kjo kërkesë është refuzuar paraprakisht nga Brukseli. /noa.al