Transmetuar më 21-04-2022, 21:05

Vlorë – Kapiteneria e Portit Vlorë ka pezulluar dhënien e lejeve për anijet e vogla dhe varkat e peshkimit.

Kjo për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.

Pritet që ditën e nesërme të ketë një shtim të reshjeve të shiut, të cilat sot kanë qenë më të pakta në territorin e vendit.

Reshjet do të shoqërohen me erë dhe dallgë.

Situata pritet të vazhdojë deri në datën 23 prill.