Transmetuar më 21-04-2022, 23:50

Mali i ZI- Krijimi i qeverisë së re në Malin e Zi ka ngjallur mjaft interes në vendin fqinjë.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar mbështetjen e partisë së tij për qeverinë e re që do të krijohet nga Dritan Abazoviç.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, të Partisë DSP.

“Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë qeverinë e pakicës pasi shumica e kërkesave të saja janë përmbushur”, tha presidenti Gjukanoviç.

Dritan Abazoviç prej kohësh është mandatuar për të krijuar qeverinë e re malazeze, e cila pritet të marrë shumë shpejt besimin e deputetëve.