Transmetuar më 25-04-2022, 16:54

Për herë të parë që nga marsi 2020, në Shqipëri u regjistrua 24 orët e fundit numri më i ulët i infektimit, vetëm 6 raste të reja.

Gjithashtu për herë të parë që nga 8 marsi 2020, Tirana shënon ditën pa asnjë rast infektimi, raporton noa.al.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit janë kryer 508 testime, aq sa dhe u kërkuan nga qytetarët dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki: Dy në Durrës, dy Patos, 1 në Lushnje dhe një në Peqin.

Janë 422 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,916 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Prill 2022)

Raste të reja ditore           6 Të shëruar në 24 orë        23 Të shtruar në spitale         6 Humbje jete në 24 orë      0 Testime ditore                 508

Testime totale               1,800,831 Raste pozitive                  274,834 Raste të shëruara            270,916 Raste Aktive                         422 Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            288 Fier                  33 Vlorë               30 Korçë              15 Berat                12 Gjirokastër       11 Durrës              10 Elbasan            7 Kukës               3 Lezhë       3 Dibër         1