Transmetuar më 26-04-2022, 11:30

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot se ka hequr të gjitha masat anti-COVID. Mbi të gjitha, mbajtja e maskës nuk do të jetë më detyrim në ambientet e mbyllura. Gjithashtu do të hapen edhe klubet e natës.

“Komiteti vendosi heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura dhe në vendet e paajrosura.

Gjithashtu vendosëm lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës".

Po ashtu u njoftua se tani e tutje nuk kërkohet certifikatë vaksinimi në të gjitha hyrjet kufitare të Shqipërisë".

Në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 6 infektime të reja ku asnjë nuk ishte në Tiranë. Në spital janë 6 të shtruar, asnjë prej tyre në gjendje të rëndë. /noa.al