Transmetuar më 26-04-2022, 22:06

Qeveria greke vendosi mbylljen e plotë të jetimores qendrore të Athinës, një institucion shtetëror që kishte si mision të rriste fëmijët jetimë, ata të braktisur dhe të tjerë nga familje të varfra, vendase dhe emigrantësh të ndryshëm.

Ky vendim erdhi pasi zbulime të frikshme janë bërë në këtë jetimore, ku fëmijët nga mosha 7 deri 11 vjeç, janë regjistruar në pamje raportesh intime mes tyre.

Edhe më e rëndë është situata pasi skenat kanë ndodhur në dijeni dhe në sy të punonjësve të këtij azili.

Për më tepër, ka pasur keqtrajtim fizik dhe seksual nga djemtë më të mëdhenj ndaj fëmijëve më të vegjël.

Më shumë se 30 fëmijë janë larguar nga jetimorja duke u zhvendosur në struktura të tjera dhe disa, në familje birësuese.

Zëvendësministrja e Mirëqenies dhe Solidaritetit Social, Domna Michailidou, ishte ajo që denoncoi çështjen dhe ngriti aktakuzë, ku bëri të ditur ankesat për atë që po përjetonin fëmijët në jetimore e ferrit, siç e quajti ajo./noa.al