Transmetuar më 29-04-2022, 07:32

Kosovë- Vrasje me armë në Kosovë.

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas raportimit për të shtëna me armë në fshatin Volljakë të Klinës, informon Noa.al.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka thënë se personat e plagosur janë dërguar menjëherë në e Spitalin e Pejës, por nga plagët e marra, njëri ka vdekur.

“Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në qendrën mjekësore në Klinë, pastaj janë dërguar me emergjencë në Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, deklaroi Gashi.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Noa.al