Transmetuar më 29-04-2022, 07:06

Djali që shikoni në fotogaleri është 23-vjeçari Fazli Hoxha. Ai mbeti i vdekur nga të shtënat me armë mbrëmjen e kaluar në Klinë të Kosovës.

I ndjeri sapo kishte dalë bashkë me familjen nga lokali ku kishin ngrënë iftarin, kur disa persona nisën të qëllonin me armë drejt tyre.

Si rezultat u vra 23 vjeçari dhe u plagosën dy vëllezërit e tij.

Policia e Pejës tha se ka ndaluar katër persona dhe po kërkon një të pestë. Mes të ndaluarve është Agron Gashi nga fshati Sferkë.

Dyshimet e para janë se motivi për vrasjen e 23-vjeçarit është hakmarrja për një incident të mëhershëm në Itali.

Familjarët  kanë qenë për iftar në restorant me familje, ku dhe u përballën me tragjedinë.