Transmetuar më 29-04-2022, 08:20

KOSOVË – Detaje të reja mësohen nga vrasja e një të riu në Klinë dhe plagosja e dy vëllezërve të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta, pranë një restoranti ku familja kishte shkuar për iftar, në rrugën Gjakovë-Klinë.

Në një moment, vëllezërit Hoxha dalin nga restoranti, por u përballën me një pritë. Persona të armatosur hapën zjarr duke lënë të vrarë 23 vjeçarin Fazli Hoxha dhe plagosën 2 vëllezërit e tij.

Policia e Pejës tha se ka ndaluar katër persona dhe po kërkon një të pestë. Mes të ndaluarve është Agron Gashi nga fshati Sferkë.

Pamje në vendngjarje

Dyshimet e para janë se motivi për vrasjen e 23-vjeçarit është hakmarrja për një incident të mëhershëm në Itali.

Familja Hoxha ka një autosallon në Kijevë të Malishevës, siç shikoni dhe fotot në galeri.