Transmetuar më 29-04-2022, 08:30

Territori shqiptar do të përfshihet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës.

Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke sjellë shira të pakët në zonat Jugore. Po ashtu pjesërisht zonat Qëndrore dhe Veriore do të kenë reshje të pakta. Ndërsa pjesa më e madhe e bregdetit do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë.