Transmetuar më 29-04-2022, 12:23

Ndryshe nga herët e tjera, takimi sot mes zyrtarëve amerikanë dhe demokratëve nuk u bë në selinë e Partisë Demokratike, por në një sallë komisionesh të Parlamentit.

Disa thonë se kjo u bë me qëllim që të shmanget një përballje e mundshme e Juri Kim dhe zyrtares së DASH me liderin historik të PD, Sali Berisha, i cili tashmë futet lirisht në selinë qendrore të PD pasi gjykata konfirmoi vendimet e dhjetorit.

Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried e cila mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë, e shoqëruar nga ambasadorja Juri Kim, shkuan në sallën e komisionit për politikën e jashtme dhe zhvilluan një bisedë me krahun e PD që kontrollohet nga ish kryetari Lulzim Basha dhe përkrahësit e tij.

Në takim ishin Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.