Transmetuar më 29-04-2022, 23:38

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar opinionin publik kosovar. Autorë ende të paidentifikuar nga policia, kanë qëlluar me breshëri ndaj vëllezëve Hoxhaj kur ata dolën për iftar.

Arton Hoxhaj, vëllai i 23-vjeçarit që mbeti i vrarë ka shkruar disa fjalë prekëse. Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram ka kërkuar që t’i kthehet vëllai, e duke thënë se pas kësaj, nuk ka më asnjë shpresë që të jetojë.

“Më mirë të na kishe marrë sonte me veti të tanve, ti ishe shpresa jonë, krenaria gjithçka në jetë ishte ti. Me ty do jemi sic ishim. Pusho në paqe engjëlli jonë na ikë në lule të rinis, pa ty nuk do të kem asnjë shpresë me jetu. Kthehuuuu, mos na le, kthehuuu”, shkroi Hoxhaj.

23-vjeçari u vra dje në Klinë, pranë një restoranti, ku, sipas mediave, kishte ngrënë iftar me familjen e tij. Fazlli Hoxhaj kishte lindur në vitin 1999, pak muaj pasi babai iu vra nga forcat serbe dhe u pagëzua me emrin e të atit.