Transmetuar më 01-05-2022, 12:01

KOSOVË- Kapet i riu me kokainë në Gjakovë.

Policia vendore deklaron se ‘gjatë bastisjes së banesës në cilësinë e provave materiale në vende të ndryshme në oborr janë gjetur dhe konfiskuar një paketim që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër (4) doza të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave të shiut, janë gjetur gjashtë (6) paketime që shërbejnë për ambalazhimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

Një (1) automjet i tipit Ford me targa vendore, një (1) telefon dhe para kesh.