Transmetuar më 02-05-2022, 14:01

Beograd- Serbia ka njoftuar se ka hequr masat anticovid. Mediat vendase bëjnë me dije se duke filluar nga 3 maji, do të hiqen të gjithë masat e kontrollit dhe kufizimet për hyrjen e personave në Republikën e Serbisë, në lidhje me sëmundjen infektive Covid-19, si për shtetasit e huaj ashtu edhe për ata vendas.

Nga mesnata, shtetasit serbë, si dhe shtetasit e huaj, nuk do t’ju kërkohet të kenë test negativ PCR, test të shpejtë të antigjenit, vërtetim të sëmundjes apo certifikatë vaksinimi kur të hyjnë në vend, pavarësisht se në cilin shtet vijnë nga Serbia.

Vendimi për hyrjen e lirë të shtetasve serbë dhe të huaj në vend është marrë në bazë të situatës aktuale epidemiologjike në vend dhe është në përputhje me vendimet e shumicës së vendeve të Evropës dhe të rajonit.

Institucionet kompetente vazhdojnë të monitorojnë zhvillimin e situatës epidemiologjike në Serbi nga ora në orë dhe do ta informojnë publikun me kohë