Transmetuar më 04-05-2022, 16:53

Berlin- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë në konferencë shtypi me gazetarët pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Mes të tjerash Kurti u shpreh se i ka kërkuar Scholz njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Pjesë tjetër e bisedimeve ka qenë edge liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë për në BE.

Shefi i qeverisë gjermane pritet të takohet nga ora 17:30 edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili po ashtu sot ka udhëtuar drejt Berlinit.

Një takim do të zhvillohet edhe mes emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Siç kanë thënë qeveria gjermane këto bisedime do të shërbejnë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.