Transmetuar më 05-05-2022, 22:27

KOSOVË- Reagime pas takimit të Kryeministrit kosovar Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Naim Ramizi i plagosur në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007, ia ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që t’ia kthejë mbrapsht bluzën e gjakosur nga plumbat në atë protestë. Me anë të një postimi në Facebook, Ramizi shkruan se kjo kërkesë ka ardhur pas darkës së Kurtit me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ai i ka thënë Kurtit që nuk është i denjë që ta mbajë atë bluzë.

Postimi i Plotë:

Jo Negociata, Vetevendosje Neve na moren plumbat derisa po kundershtonim negociatat atehere kur ti rrije qosheve t’protestes e prapa kordonit t’policise qe na merte ne shenje. Bluzen e lava n’gjak ate dite duke t’besu ty o mashtrues, ate bluze ta dhash dhurate me te kujtu dicka..! Sot po ta kerkoj prapa ngaqe nuk je i denje qe ta mbashe. Gjaku e sakrifica e shume aktivisteve te ka sherby si trampoline deri te karrigja e Kryeministrit.