Transmetuar më 06-05-2022, 18:38

Çdo pajisje ka gjithnjë të kundërtën e saj.

Për të shmangur gjobat e policisë të vendosura nga shpejtësia e lartë, shoferët janë duke përdorur disa aparatura të cilët quhen gjurmues radarësh. Aparatura të tilla po shiten online e ndërsa zyrtarët e policisë rrugore thonë se nuk janë funksionale ndaj radarëve që përdoren aktualisht. Sipas policisë, përdorimi u gjurmuesit do të penalizohet me gjoba të rënda në rastet kur konstatohet.

Shtimi i kontrolleve dhe patrullimeve të policisë me radarë në akset rrugore ka bërë që shoferët të kërkojnë mënyra alternative më qëllim shmagien e gjobave.

Këto pajisje elektronike gjenden lehtësisht në internet, madje reklamohen në shitje si një shpëtim nga policia rrugore.

Në përshkimin e produktit thuhet së është gjurmuese e radarit të policisë duke njoftuar drejtuesin e mjetit.

Sipas informacioneve, këto pajisje vendosen në xhamin e përparmë të makinës dhe tregojnë prezencën e radarëve deri në një distancë prej 1000 metra, citon oranews.

Produkti shitet edhe në tregun shqiptar.

Qarkullimi i pajisjeve të tilla ka sjellë edhe reagimin e policisë rrugore, e cila thotë se personat që kapen me këto aparate rrezikojnë gjoba të rënda.