Transmetuar më 07-05-2022, 17:02

KOSOVË – Krim në familje në Kosovë. Polici vret vëllain me armën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Lipjanit këtë mesditë.

Pas një konflikti mes tyre, efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt të vëllait duke e lënë të vdekur në vend.

Ende nuk dihen emrat e personave të përfshirë në ngjarje ndërsa shkaqet për të cilat ka nisur sherri lidhem me konflikt për pronësi.

I dyshuari është zyrtar policor në njësinë që merret me sigurinë e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, Flora Ahmeti zëdhënëse e rajonit të Policisë për Prishtinën.

“Sot rreth orës 15:00, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës ka pasur njoftim për vrasje me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë gjetur një person pa shenja jete.

Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.