Transmetuar më 07-05-2022, 17:35

Tiranë-  Të dielën moti do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here zhvillim i vranësirave duke sjellë shira të karakterit lokal. Zonat e  Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Kukësit por edhe më poshtë si Lezha, Laçi e deri në Krujë, do të ketë prani të reshjeve të shiut. Pjesa e Shkodrës do të shoqërohet edhe me shkarkesa të shpeshta elektrike. noa.al